E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi parate e pensionisteve arrestohet i riu ne kerkim bashkepunetori



GJIROKASTER - Grabitja e 14 milione lekeve te pensionisteve nje muaj me pare ne Gjirokaster ka cuar ne pranga nje te ri nga Fieri. Arrestimi i Adriatik Mines 27 vjec eshte bere gjate aksionit te koduar Postieri. Burime zyrtare nga policia lokale thane se efektivet e sektorit kunder krimeve te renda dhe te seksionit kunder vjedhjeve me dhune pas nje pune hetimore duke perdorur dhe metoda speciale te hetimit kane bere te mundur zbardhjen e grabitjes se ndodhur ne daten 4 gusht 2010 ne qytetin e Gjirokastres. Kete dite dy persona te paidentifikuar vodhen me dhune postieren e Postes Shqiptare dega Gjirokaster qe po shperndante leket e pensionisteve. Ata moren nje shume prej 1.4 milione lekesh dhe u larguan. Gjate dites se djeshme rreth ores 1600 policia ka zhvilluar nje operacion te koduar Postieri per kapjen dhe ndalimin e autorit. Si rezultat i operacionit eshte bere arrestimi i Adriatik Mines 27 vjec lindur dhe banues ne Fier i denuar disa here per vepren penale te vjedhjes.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›