E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron te miturit e droges

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda vendosi dje masen e sigurise “arrest shtepie” per tre te miturit, qe u kapen me 30 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa, e cila me pas do te trafikohej nepermjet kufirit ne Gjirokaster drejt Greqise. Te dyshuarit K. Ll., V. Rr., P. K., 17-vjecare, nuk kane pranuar te flasin para gjykatesit te ceshtjes. Nderkohe qe mbrojtja e tyre kerkoi nje mase sigurie me te bute, duke marre parasysh faktin se jane te mitur. Prokurori i ceshtje pranoi te jepej nje mase me e zbutur dhe kerkoi “arrest shtepie”. Tre te dyshuarit rane ne pranga tri dite me pare, ne saje te operacionit te koduar “Gjuetia malore”. Sipas prokurorit te ceshtjes, ata mbanin me vete dy canta me ngjyre te zeze, ku ishin future pako nje-kilogramesh ne forme cilindrike dhe te mbeshtjella me leter natriban ngjyre kafe. Mbi ta rendon akuza e “trafikimi i lendeve narkotike”, e kryer ne bashkepunim.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›