E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit, burg borxhliut

Tirane - Gjykata e Tiranes nuk pranoi te jepte mase me te bute sigurie per 27-vjecarin qe akuzohet se vrau nje shofer furgoni, pasi nuk mund t’i kthente dot borxhin prej 300 mije lekesh. “Arrest me burg” ka qene masa e dhene dje ndaj te dyshuarit Dritan Topallaj, nga Tapiza e Krujes, i cili ka heshtur perpara trupit gjykues. Avokati mbrojtes ka kerkuar nje mase sigurie me te bute, por, sipas prokurorit te ceshtjes, Topallaj akuzohet se ka vrare me paramendim 45-vjecarin Vaid Xhixha, ngjarje kjo e ndodhur ne aksin rrugor Tirane-Fushe Kruje, pese dite me pare. I riu e ka pranuar akuzen kur eshte marre ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore, duke bere te ditur se e kishte vrare 45-vjecarin per borxhin prej 300 mije leke, te cilat nuk kishte mundur dot t’ia kthente ne kohe. Krimi eshte kryer me nje mjet preres hanxhar dhe nje tulle, qe i dyshuari e ka gjetur ne rruge.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›