Prifti ekzekutoi shokun per nje femer
Nje tjeter krim do te rendoje mbi grupin e cilesuar si “Banda e Lushnjes” dhe kreut te saj, Alfred Shkurti (Aldo Bare). Kete here behet fjale per ekzekutimin e nje prej anetareve te bandes pas konflikteve qe dyshohet te kene ardhur per nje femer. Vrasja e Erion Camit me 22 mars te vitit 2004, ne qytetin e Lushnjes, para godines se Prokurorise se Rrethit, tashme ka dhe nje emer per autor, por qe ai nuk jeton me. Leonard Prifti, i njohur me pseudonimin “Cibuku”, rezulton ekzekutuesi me nje arme pistolete silenciator i Erion Camit. Burime nga policia e Fierit dhe e Lushnjes bene te ditur dje lajmin per gazeten “Koha Jone”, duke thene se hetimet kishin nisur dy vjet me pare, por zbardhja e ngjarjes eshte bere vetem gjate muajit janar, pas marrjes ne dore te dosjes nga ekspertet e Ministrise se Brendshme dhe sektori i Krimit te Organizuar.
Ndersa kishin arritur qe te zbardhnin dy krime te renda te ndodhura ne qytetin e Lushnjes ndaj funksionareve te larte, si Bashkim Shkurti, ish-kreu i SHIK ne kete qytet dhe Drago Vojshtines, ish-nenkryetar i bashkise, specialistet e Ministrise se Brendshme moren ne dore edhe nje tjeter dosje. Misteret e vrasjes para prokurorise se qytetit myzeqar te Erion Camit ka nxitur hetuesit qe te mbledhin deshmi dhe prova per kete krim. Gjate muajit janar jane kryer disa hetime dhe ekspertime, duke arritur ne perfundimin se anetari i “Bandes se Lushnjes” eshte vrare nga te tijte dhe pikerisht Leonard Prifti. Ketij te fundit iu faturuan pas vdekjes edhe ekzekutimet e Shkurtit dhe Vojshtines. Te parit sepse kishte lidhje farefisnore me kundershtaret e te akuzuarit si drejtues i grupit, Aldo Bares dhe i dyti per shkak te tenderit te pastrimit.
Burime zyrtare thane dje, per gazeten, se dosja tashme mund te quhet e mbyllur. Per shkak se autori nuk jeton me, mbetet te hetohet vetem urdheruesi i ekzekutimit. Por motivi i krimit mendohet te jete konkurrenca mes anetareve te grupit dhe xhelozia per nje femer. Duke mos duruar dot kete fakt, dyshohet qe Leonard Prifti te kete nderhyre, duke kryer vrasjen e bujshme me 22 mars te vitit 2004. Edhe pse eshte hetuar fillimisht, dosja eshte mbyllur pa autor, deri nje muaj me pare kur eshte rihapur.
Ekzekutimet e “Cibukut”
Leonard Prifti, ose sic njihej me pseudonimin "Cibuku", akuzohet si numri tre i “Bandes se Lushnjes”, pas Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Hetuesit e cilesojne 27-vjecarin, qe nuk jeton me, dhe si doren e ekzekutimeve te grupit pergjate viteve 1998-2005. Priftit iu faturua edhe vrasja e bujshme ne vitin 1998 e ish-kreut te SHIK, Bashkim Shkurti dhe ish-nenkryetarit te Bashkise Lushnje, Drago Vojshtina, me 1999. Por krimi me i fundit i zbuluar ka qene ai i 3 korrikut 2005, sapo kishin perfunduar zgjedhjet e pergjithshme, ku Prifti ekzekutoi kundershtarin e tij, Baki Taullai, por u ndoq dhe u vra brenda disa minutave nga njerezit e aferm te viktimes. Ai u cilesua edhe si autor i vrasjes makabre te oficerit te policise se Komisariatit Lushnje, Kleidi Bano, tete vite me pare.