E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata mblidhet sot per te pesten here

Sot ne oren 1330 Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane do te shqyrtoje per te pesten here ceshtjen Partizani. Institucioni ne fjale prej tre muajsh ende nuk i ka dhene nje zgjidhje klubit kerkesave te aksionerit te klubit te kuq Paro Laci. Ky i fundit qe zoteron 40 te aksioneve ka hedhur ne gjyq presidentin e Albert Xhani. Sipas Lacit presidenti Xhani ka falsifikuar vendimin qe mori asambleja e ketij klubi muaj me pare vendosi ti hiqte te drejten e administrimit te klubit Partizani Lacit. Keshtu ekipi i kuq pas problemeve ne fushe do ti duhet qe te zgjidhe edhe disa probleme te tjera qe skane te bejne me katerkendeshin e blerte. Ecuria e Partizanit ne Kategorine e Pare eshte mjaft e keqe. Ne 11 jave kampionat Partizani ka grumbulluar 11 pike ose e thene ndryshe nje pike per ndeshje. Me tri fitore dy barazime dhe gjashte humbje te kuqte mbajne vendin e 11-te duke qene 14 pike larg vendit te pare dhe 7 pike larg fundit qe mbahet nga Gramshi. Kriza financiare dhe premtimet e shumta te parealizuara bene te mundur krijimin e nje grupi emergjence ku mbizoteron elementi me moshe te re dhe pa pervoje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›