Gerdeci, pyeten tre punetore per shkaqet e shperthimit
Grupi hetimor, i cili po investigon tragjedine e Gerdecit, ka nisur marrjen ne pyetje te punetoreve te fabrikes se demontimit. Ka qene ora 09:00 e mengjesit te djeshem, kur nje grup oficeresh te Policise Gjyqesore jane nisur me makinen e prokurorise per ne lagjen "Kombinat", ku edhe kane marre ne pyetje nje ish-ushtarak, i cili ishte liruar nga reforma dhe qe punonte ne fabrike per monitorimin e procesit. Nderkohe qe pak ore me vone i njejti grup oficeresh kane marre ne pyetje ne afersi te "Rrapit te Treshit", nje tjeter ish- ushtarak, i cili punonte po ne kete fabrike. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere te ditur se dy ish-punonjesit e fabrikes kane shpjeguar edhe menyren e funksionimit te punes.
Nderkohe qe, sipas burimeve, dy personat e marre ne pyetje kane sqaruar se kane qene mbikeqyres ne procesin qe kryhej ne ambiente. Mesohet se dy te mbijetuarit kane dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka pasur dijeni ne lidhje me ngjarjen. Mesohet se dy ish-ushtaraket jane marre edhe me pare ne pyetje nga ana e grupit te pare hetimor. Po dje grupi i hetuesve ka marre ne pyetje edhe 18-vjecaren, e cila ndodhet ne Spitalin Ushtarak nen terapi nga mjeket. Sipas burimeve nga prokuroria, vajza ka qene prezent gjate shperthimit te fabrikes. Kjo e fundit mesohet se ka pasur edhe shtepine shume prane vendit te ngjarjes. Sipas burimeve nga prokuroria, vajza ka shpjeguar te gjithe skemen e ngjarjes dhe ate cfare kishte pare gjate momenteve te shperthimit. E plagosura mesohet se i eshte pergjigjur vetem disa pyetjeve, pasi edhe gjendja e saj shendetesore nuk e lejonte, sipas mjekeve, qe te fliste me gjate.
Grupi hetimor ka bere nje liste te gjate me persona qe do thirren ne cilesine e deshmitareve dhe qe jane banore dhe punetore te fabrikes, te mbijetuar ne 15 mars te ketij viti. Keto seanca zhvillohen per te mesuar shkakun e shperthimit dhe rrethanat e ngjarjes qe solli 25 te vdekur dhe rreth 300 te plagosur. Prokuroria vazhdon te hetoje ne 10 pista, duke ndjekur hetimet ne linjen e nje shperthimi gjate saldimit te karroces se barutit ne pakujdesi njerezore dhe nje akt te qellimshem qe do sillte dyshime dhe veprime te tjera ligjore. Mes pistave, qe hetohen jane akti terrorist, konkurrenca e pandershme, shkelje e rregullave, gabim njerezor, trafik armesh. Per ngjarjen jane arrestuar tre persona dhe pese zyrtare e ushtarake te larte gjenden nen hetim nga Prokuroria e Pergjithshme.
Ekspertet amerikane, ne krater per shkaqet
Gjashte ekspertet e kompanise ATF, qe me pare kane hetuar ngjarjen e 11 shtatorit te vitit 2001 ne SHBA, pas sulmit terrorist ne Kullat Binjake te Nju-Jorkut, kane keqyrur perseri gjate dites se djeshme zonen e infektuar dhe kane mbledhur provat per te nxjerre shkaqet e shperthimit tragjik. Grupi i te huajve, i shoqeruar edhe nga hetues shqiptare, kane shkuar mengjesin e djeshem ne zonen e Gerdecit se bashku me pajisjet e tyre, ku kane bere matjet e para. Aty jane pritur edhe nga ushtarake te larte te ushtrise shqiptare, qe i kane njohur me terrenin, vatren dhe zonen e rrezikshme nga minat. Ekspertet kane marre kampione nga dherat dhe zona e shperthimit per percaktimin e lendeve qe kane shperthyer, nese ka pasur nderhyrje nga jashte, apo shperthimi ka qene aksidental.
Hetimi, te gjitha pistat ne loje
Zbarkimi ne krater nuk ka rrezuar asnje nga pistat e ngritura fillimisht nga Prokuroria e Tiranes per tragjedine e Gerdecit. Zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, qe kane marre hetimet ne dore pas delegimit te dosjes, thane se edhe pas keqyrjes se vendngjarjes po investigohet ne te gjitha pistat e deklaruara deri ne ekspertize te plote. Aktualisht po punohet per te percaktuar nese shperthimi ka qene i qellimshem apo gabim njerezor. Nese rezulton pista e pare, atehere do te kalohet ne hetimin e dyshimeve per akt terrorist, trafik armesh, konkurrence e pandershme, shkelje e rregullave e shperdorim detyre. Ne te kundert do te hetohet per shkelje te rregullave dhe per shperdorim detyre ne lidhje me aktivitetin ne fabrike.