Gjykata nuk pranon gjykim te shkurtuar per Ilir Xhakjen
Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Ilir Xhakjas për gjykim të shkurtuar, duke bërë që i akuzuari si autor i vrasjes së Shefit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj të rrezikojë burgim të përjetshëm.
I pandehuri Ilir Xhakja mungoi në senacë, ndërsa avokati mbrojtës i tij kërkoi në seancën e sotme që klientit të tij t`i bëhet një ekspertizë psikologjike me arsyetimin se në vitin 1994 Xhakja nuk e ka kryer shërbimin ushtarak, për shkak të problemeve psikologjike, por kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues.
Kryekomisari Adem Tahiraj, u vra në 13 shtator 2012 gjatë një aksioni policor në Katund Sukth nga Ilir Xhakja. Autori u arrestua disa orë pas krimit gjatë një operacionit të policisë.