E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet uzina ne Lac humb jeten i riu

Nje i ri ka humbur pasi u zu poshte nga rrenojat e nje pjese te uzines se superfosfatit ne Lac te Kurbinit, e cila u shemb si pasoje e amortizimit te saje. Ngjarja ndodhi rreth ores 12, ku reshjet e shiut provokuan renien e nje sasie te madhe betoni ne njeren prej godinave te kesaj uzine, ne te cilen ndodhej 18 vjecari Gjin Lleshi banues ne lagjen numer 4 te qytetit te lacit. I riu ka qene duke mbledhur skrap dhe dyshohet se duke tentuar te marre nje sasi hekuri ka levizur pjeset mbajtese te tavanit duke provokuar edhe shembjen e saje. Disa persona te tjere qe gjendeshin aty ne momentin qe eshte shembur ndertesa kane lajmeruar menjehere policine dhe ekipet e shpetimit, por edhe mberritja e shpejte e tyre nuk ka qene efikase, pasi i riu kishte humbur jeten nga goditja qe ka marre ne koke dhe trup nga materialet e betonit. Vetem pas 1 ore nga shembja e godines, policia dhe ekipet e shpetimit kane mundur te nxjerrin nga rrenojat trupin e pajete te 18 vjecarit Gjin Lleshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›