Kushtetuesja rrezon kerkesen e ish-ushtarakeve per pensionet
Gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Xhenierëve të Shqipërisë “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të tjerë të forcave të sigurisë”. Ish ushtarakët pretendojnë se vendimi i qeverisë për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së pensioneve, ku si pagë referuese mujore me qëllim llogaritjen e pensionit suplementar merret paga mujore neto, sjell ulje të masës së pensionit. Kjo padi e ish-ushtarakëve është rrëzuar për të dytën herë edhe pas paraqitjes së shoqëruar prej tyre me shifrat konkrete të përllogaritjes së masës së pensionit për të vërtetuar uljen e tij.
Shoqata e ish ushtarakëve pretendonte se aktet objekt kërkese ishin antikushtetuese dhe duhet të shfuqizoheshin dhe se ishte cënuar parimi i sigurisë juridike.
Këshilli i ministrave këtë kërkesë të shoqatës e ka argumentuar se nuk është bindëse që të vërtetojnë pasojat negative që vijnë nga referimi tek paga neto e pensionit suplementar. Gjithashtu, ata nuk përfaqësojnë të gjitha kategoritë e ushtarakëve që përfshihen në rregullimet e akteve konkrete.
Gjykata ka konstatuar se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna. Në këtë këndvështrim, edhe pretendimi i kërkuesit është i pabazuar. Megjithëse sipas gjykatës parimi i sigurisë juridike është prekur nga rregullimi i ri, kjo ndërhyrje është bërë duke respektuar kriteret kushtetuese konkretisht mbrojtjen e interesit publik, vendosjen e një raporti të drejtë midis së drejtës së cenuar dhe qëllimit që synohet të arrihet nëpërmjet ndërhyrjes legjislative si dhe ruajtjen e thelbit të së drejtës për sigurim shoqëror.