Fier nis gjyqi per vrasjen e dyfishte ne Belishove
Autori i masakrës së Belishovës ku mbetën të vrarë burrë e grua dhe më pas u dogjën në flakë, ka pranuar krimin dhe kërkon gjykim të shkurtuar.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes për Xhavit Malkajn që në seancën e radhës do të bëhet i ditur vendimi i gjykatës për gjykim të shkurtuar ose jo.
20 vjeçari Malkaj u arrestua për vrasjen e dy bashkëshortëve Enver dhe Azbie Myftaraj në muajin tetor. Ngjarja ndodhi në fshatin Belishovë të Mallakstrës ku bashkëshortët Myftaraj u gjetën të masakruar dhe të djegur në banesën e tyre. Krimi ka ndodhur pas një konflikti midis viktimës dhe autorit të cilët më parë kanë realizuar vjedhje së bashku.