Gjykata paralajmerimi i pare erdhi nga USAID

Kreu i USAID ne Shqiperi Xhozef Uilliams kerkoi miratimin e projektligjin qe ne maj te ketij viti
Ultimatumi i djeshem i Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tiranes ndaj parlamentit nuk qe i papritur. Mungesa e nje gjykate qe te trajtoje problematikat e biznesit ne vend prej kohesh ishte kthyer ne nje domosdoshmeri per kete te fundit i cili ne menyre te perseritur ka bere thirrje per ngritjen e nje institucioni te tille. Krahas kesaj ne menyre te perseritur edhe USAID ka kerkuar miratimin e projektligjit per Gjykaten Administrative.
Ne fillim te majit te ketij viti vete kreu i USAID-it per Shqiperine Xhozef Uilliams kishte paralajmeruar politiken shqiptare per domosdoshmerine e ngritjes se kesaj gjykate duke e lidhur ate gjithashtu me fondet qe do te perfitonte vendi yne nga programi i sfides se mijevjecarit. Ne e shohim krijimin e gjykatave administrative si nje hap drejt reduktimit te mosmarreveshjeve ne marredheniet midis qeverise dhe biznesit te cilat pengojne zhvillimin dhe qeverisjen e mire.
Vonesat ne miratimin e ligjit do te vene ne rrezik plotesimin e objektivave te paraqitura ne marreveshje dhe do te kene ndikim negativ ne mundesite e Shqiperise per asistence ne te ardhmen. Krijimi i gjykatave administrative do te ndihmoje ne permiresimin e klimes se biznesit forcimin e besimit midis komunitetit te biznesit shqiptar dhe atij nderkombetar -do te shprehej Uilliams gjate nje takimi te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise.
Edhe paraardhesja e tij Roberta Mahohej kishte dhene te njejtin mesazh ne lidhje me ngritjen e Gjykates Administrative dhe pershpejtimin e reformave te tjera ne menyre qe vendi te kishte mundesi te perfitonte nga programi.