SHBA ultimatum Shqiperise per Gjykaten Administrative
Uashingtoni Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive qe administrohen nga USAID. Do tju nderpresim fondet
TIRAN - Shtetet e Bashkuara te Amerikes paralajmeruan dje Shqiperine se nese nuk miratohet ligji mbi Gjykaten Administrative brenda 30 shtatorit do te nderpriten fondet e planifikuara per programin e kesaj gjykate. Ultimatumi i SHBA-ve eshte shprehur permes zyres se shtypit te selise diplomatike ne Tirane. Ne njoftimin e derguar per mediat zyra diplomatike e Uashingtonit ne Shqiperi shprehu shqetesimin mbi vonesat ne miratimin e ligjit per Gjykatat Administrative.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA-ve te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 - thuhet ne njoftimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
SHBA sjell ne vemendje se ligji mbi Gjykatat Administrative eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008. Me tej sqarohet se projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009.
Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut - paralajmeron Uashingtoni zyrtar.
SHBA vlereson se ligji per Gjykatat Administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Sipas tyre ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme.
Gjithashtu thuhet ne njoftim zyrtar te ambasades se SHBA-ve ne Tirane ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne BE. Ambasada e Shteteve te Bashkuara nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ndihma e SHBA-ve per Programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji - perfundon paralajmerimi i amerikaneve.
Ligji per Gjykaten Administrative hyn tek ligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave pra 84 vota te deputeteve. Diskutimi dhe miratimi i ketij ligji me konsensus te gjere eshte vetem nje aspekt qe i hap rruge nje procesi qe ka dhe etapa te tjera. Synimi eshte qe vendi te kete nje gjykate administrative moderne te ngjashme me ate qe kane vendet e Bashkimit Evropian.
Mbeshtetes qe ne fazen e hartimit te ligjit per Gjykaten Administrative jane USAID-i dhe programi i BE-se ne fushen e drejtesise EURALIUS. Madje perfaqesia e USAID-it ne Tirane do te asistoje dhe procesin e ngritjes konkrete te kesaj gjykate. Ngritja e nje institucioni te tille si pjese e sistemit te drejtesise eshte dhe nje nga kushtet qe vendi duhet te plotesoje per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ky projektligj per ngritjen e ketij institucioni eshte diskutuar ne komisionet e perhershme te parlamentit dhe eshte mbeshtetur dhe nga komuniteti i biznesit.