E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata pushon çështjen ndaj Berishës, akuzohej për shpifje nga Peza

TIRANE - Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e depozituar nga deputeti socialist Dashamir Peza dhe bashkëshortja e tij Entela Peza ndaj kryeministrit Berisha, i cili akuzohej për shpifje.

Kolegji penal u shpreh se fjalimi i kryeministrit Berisha në seancën e Kuvendit, në nëntor të vitit 2009, nuk përbën vepër penale.

Deputeti Dashamir Peza dhe bashkëshortja e tij paditën kryeministrin menjëherë pas deklaratës së tij në Kuvend se “kreu i PS-së Edi Rama ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dash Pezës”.

Për këtë shprehje, deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij iu drejtuan menjëherë gjykatës, duke ngritur akuzën për shpifje ndaj shefit të qeverisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›