E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Drejtorinë e Metrologjisë, shkak një shkëndije elektrike

TIRANE - Një vatër zjarri shpërtheu sot në katin e nëndheshëm të Drejtorisë se Metrologjisë që ndodhet pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Zjarri përfshiu sistemin elektrik që ndodhet në bodrumin e kësaj godine si pasojë e një shkëndije, ndërsa forcat zjarrfikëse u angazhuan menjëherë për shuarjen e flakëve.

Fillimisht ishin vetë punonjësit që lokalizuan zjarrin dhe më pas forcat zjarrfikëse arritën të shuanin flakët.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›