Gjykata, pushon padine e Pinarit ndaj prokurorise
Tirane-Gjykata e Tiranes ka vendosur dje pushimin e gjykimit per padine e bere nga ana e Ylli Pinarit, ish-drejtorit te Meicos. Ne arsyetimin e tij, gjykatesi i ceshtjes Petrit Como ka argumentuar se meqenese dosja "Gerdeci" ka shkuar per gjykim ne Gjykaten e Larte, kerkesa duhet t'i bashkengjitej dosjes. Ylli Pinari ne 15 maj te vitit te kaluar ka paditur prokurorine, ndersa i kerkonte gjykates zhbllokimin e disa sekuestrimeve, qe i ishin bere ne zyren e tij. Ish ushtaraku i Ministrise se Mbrojtjes pretendonte se gjate kontrollit ne zyre, i jane sekuestruar edhe sende e materiale personale qe mbante ne dosje apo ne kompjuter. Gjithashtu edhe gjate kontrollit te arkivit te ndermarrjes se import-eksportit te armeve (Meico) jane marre nje sere materialesh, qe sipas prokurorise, perbenin interes per hetimin e dosjes "Gerdeci", pasi mund te vertetonin trafikun e armeve dhe kontratat e paligjshme te shitjes, apo demontimit te municioneve. Pinari i kerkonte gjykates ligjerisht shfuqizimin e vendimit te marre nga ana e Prokurorise se Pergjithshme per sekuestrimin e ketyre sendeve personale, te cilat kjo prokurori i quante me vlere per hetimin. R.C