Ulet pa leje ne Rinas, mbrojtja pranon krimin
Tirane- Biznesmeni italian Antonia Lubrano, i cili akuzohet nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "shkeljes se rregullave te fluturimit" ka kerkuar dje gjykimin e shkurtuar. Avokatia e tij mbrojtese, Klojda Dashi i ka bere te ditur gjykates, se i pandehuri Lubrano kishte pranuar qe ishte ulur ne aeroportin "Nene Tereza" Rinas, pa marre leje. I pandehuri mesohet te jene shpjeguar gjate hetimeve paraprake, duke argumentuar se ai ishte detyruar te ulte avionin e tij ne Rinas, pasi kishte pasur nje problem me tensionin e vajit. Piloti ka shpjeguar se ishte nisur ne drejtim te Greqise, kur i ka ndodhur problemi. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka pranuar kerkesen per gjykimin e te pandehurit, ashtu sic jane aktet e prokurorise. Ngjarja per te cilen akuzohet piloti ka ndodhur me 4 gusht te vitit te kaluar. Lubrano i cili ishte duke udhetuar me avionin e tij privat, eshte ulur ne pisten e aeroportit te Rinasit, pa marre me pare lejen e kulles se vrojtimit. Italiani, udhetonte me nje mjet fluturues qe sipas hetuesve hyn ne kategorine e aeroplanit super i lehte. Sipas hetimeve mesohet se piloti ishte nisur se bashku me nje shokun e tij ne drejtim te Greqine, per ceshtje biznesi. Por, ne momentin qe ai po kryente fluturimin mbi bregdetin shqiptar, avioni pesoi defekt dhe ka kerkuar ulje te detyrueshme. Ne mungese te pistave te vogla te zbritjes, biznesmeni ka kerkuar te ule avionin e tij ne pisten e aeroportit te Rinasit, por pa lejen e kulles se vrojtimit. Lubrano mesohet te kete ngaterruar frekuencat e kulles shqiptare te vrojtimit, te cilat jane 870 ndersa ai kerkonte komunikimin ne frekuencat 870.05, ne te cilen nuk i pergjigjej njeri. Ne keto kushte duke pare rrezikun e shperthimit, biznesmeni Lubrano, ka ulur aeroplanin e tij, menjehere kishte perfunduar zbritjen aeroplani i kompanise gjermane "Lufthansa".
Ky manovrim i pa paparalajmeruar, kishte alarmuar forcat e policise, te cilet ne pak minuta me ndihmen e forcave speciale, kane bllokuar aeroplanin e lehte me dy pasagjeret brenda duke bere edhe arrestimin e tyre. Pas sqarimit te dy jane lene te lire. Lubano po gjykohet ne gjendje te lire. Ne seancen e radhes akuza do te lexoje dhe konkluzionet e tij perfundimtare.
Redinalda Caushaj
Ky manovrim i pa paparalajmeruar, kishte alarmuar forcat e policise, te cilet ne pak minuta me ndihmen e forcave speciale, kane bllokuar aeroplanin e lehte me dy pasagjeret brenda duke bere edhe arrestimin e tyre. Pas sqarimit te dy jane lene te lire. Lubano po gjykohet ne gjendje te lire. Ne seancen e radhes akuza do te lexoje dhe konkluzionet e tij perfundimtare.
Redinalda Caushaj