Shpallen ofertat per parkun "Rinia
Bashkia e Tiranes ka shpallur ftesen, per pjesemarrje ne proceduren konkurruese per dhenien me koncesion vendor te ndertimit te parkimit nentokesor, ne parkun "Rinia". Sipas kritereve te shpallura nga bashkia, kerkohet qe projekti te realizohet tek parku "Rinia", Tirane. Ofertuesit e interesuar kane mundesi te njihen me dokumentet standarde te procedures konkurruese ne Drejtorine e Prokurimeve, prane bashkise se Tiranes. Nje kopje e plote e dokumenteve standarde te konkurrimit, mund te blihet nga kandidatet e interesuar me ane te nje kerkese me shkrim drejtuar Autoritetit Kontraktues ne zyren e cituar me siper dhe me pagesen e nje tarife te pakthyeshme prej 10 mije lekesh. Pagesa per blerjen e dokumenteve te konkurrimit do te behet prane Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore, ne bashkine e Tiranes, ndersa mandat-pagesa do te paraqitet prane Sektorit te Informimit Qytetar ne Bashkine e Tiranes, nga ku operatoret ekonomike te interesuar do te pajisen me dokumentet e konkurrimit.