Ministri Beja: Jo shami e mjekra ne shkolla
"Vajzat e mbuluara me shami apo me simbole te tjera fetare, nuk duhet te lejohen ne shkolla". Keshtu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkences Fatos Beja, duke dale zyrtarisht ne krah te institucioneve arsimore per mospranimin e ketyre te rinjve ne shkolla. Gjate nje vizite ne mjediset e shkolles "Arben Broci", kreu i dikasterit te Arsimit la te kuptohet se, nese keta te rinj nuk pranojne kushtet e shkolles, mund te largohen duke ushtruar te lire besimin e tyre ne medrese. Kjo deklarate pritet te shtoje debatet mes komuniteteve fetare, kryesisht atij mysliman dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Beja eshte ministri i pare qe deklarohet ne menyre te prere dhe hapur kunder shamive, veladoneve apo simboleve te tjera fetare ne shkolla. Ceshtja e simboleve ka shkaktuar mjaft polemika ne radhet e institucioneve arsimore. Ndersa nxenesit apo studentet e besimit mysliman pretendojne se jane te lire te ndjekin besimin e tyre fetar, institucionet arsimore kane mbajtur nje qendrim te ndryshem. Sipas tyre, Shqiperia eshte shtet laik, dhe duhet respektuar.