Avokati i Popullit: Komisariatet pa dritare dhe me shume lageshtire
Tirane- Komisariatet e vendit tone vazhdojne te kene kushte jo te mira. Shumica e tyre kane mungese dritaresh, pa dyer, me shume lageshtire, te ndotura te cilat behen te papershtatshme per mbajtjen e personave, te shoqeruar apo te arrestuar. Avokati i Popullit i eshte drejtuar ministrit te Brendshem, Bujar Nishani dhe drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, per problemet e konstatuara ne tre Komisariate Erseke, Peqin dhe Devoll. "Ne Komisariatin e Policise Erseke kishte tre dhoma shoqerimi, te cilat ndodheshin ne katin e pare te godine se komisariatit. Njera dhome ishte me dimensionet 4x3m2, me dere duralumini me xham, me tavoline, me stol, e lyer, e paster por nuk kishte dritare. Kjo dhome perdorej per personat e shoqeruar madhor. Theksojme se ne asnje dhome nuk kishte tualet dhe per cdo rast, perdorej tualeti i katit te dyte te godines", sqaronte Avokati i Popullit. Ne Komisariatin e Devollit, Avokati i Popullit ka kostatuar qe nuk kishte dhoma te vecanta per shoqerimin e femrave dhe te te miturve. "Ne kete komisariat, shtetasit padrejtesisht trajtoheshin si te shoqeruar edhe ne rastet e kapjes ne flagrance. Duke i trajtuar ne kete menyre, atyre nuk iu ishte llogaritur ne kohen e paraburgimit dhe me pas edhe ate te vuajtjes se denimit, koha gjate se ciles beheshe verifikimi apo veprime te tjera proceduriale, kohe e cila mund te shkonte deri ne 10 ore", theksohej ne rekomandim.
R.Caushaj
R.Caushaj