E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e Gërdecit, Gjykata thërret ekspertin

TIRANE Gjykata e Tiranës vendosi dje thirrjen e një eksperti vlerësues dëmesh në gjykimin e kërkesës për dëmshpërblim të familjarëve të një prej viktimave të shpërthimit të Gërdecit. Në seancën e djeshme të padisë së familjarëve të të ndjerit Endri Dvorani, gjykata pranoi kërkesën e paditësve për caktimin e një eksperti vlerësues dëmesh. Në lidhje me thirrjen e ekspertit ishte dakord edhe pala e paditur. Gjashtë familjarët e të ndjerit Dvorani kanë paditur në Gjykatën e Tiranës Ministrinë e Mbrojtjes, ndërmarrjen MEICO dhe shoqërinë Albademil. Ata i kërkojnë gjykatës detyrimin e palës së paditur për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror prej gati 16 milionë lekësh, që u është shkaktuar nga humbja e jetës së familjarit të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›