E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pushonçështjen ndaj tifozeveholandeze

JOHANESBURG- Gjykata e Afrikës së Jugut pushoi çështjen ndaj dy tifozeve holandeze që u akuzuan për publicitet të paligjshëm pas ndeshjes së javës së shkuar mes Holandës e Danimarkës. Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur nëpërmjet zëdhënësit se FIFA, e cila kërkoi nisjen e procedimit, tani nuk është më e interesuar për këtë çështje dhe se mees palëve është gjetur një akord për t’i dhënë fund betejës.
Dy femrat, Barbara Kastelein dhe Mirte Njuport u akuzuan se ishin veshur me minifunde që reklamonin në stadium birrën Bavaria, ndërkohë që sponsori zyrtar i Kupës së Botës është birra Budweiser. FIFA kërkoi largimin e vajzave nga stadiumi dhe bëri denoncim në organet kompetente, duke shkaktuar madje një përplasje diplomatike.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës, është e qartë se ndërhyrja e shtetit holandez ka qenë vendimtare në këtë çështje. Ministra e Jashtme e këtij vendi e quajti një skandal gjithë çështjen, duke akuzuar FIFA-n dhe autoritetet e Afrikës së Jugut se po merreshin me dy vajza, në një kohë që mund të merreshin fare mirë me kompaninë e prodhimit të birrës Bavaria.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›