E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Krrabë, 2 të vdekur e 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gracen në Qafë Krrabë ku një automjet me targa E 522 MGH në të cilin po udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Sipas informacioneve më të fundit kanë gjetur vdekjen shtetasit maqedonas Sasha Stefanoski i cili është drejtuesi i mjetit dhe vjehrra e tij Vaso Stefanoski ndërkohë që janë plagosur 3 prej pasagjerëve, të cilët janë M.M, 31 vjeç, nga Struga, M.S, 13 vjeç si dhe F.S të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjikal të Elbasanit.

Sipas policisë shkak i aksidentit të rëndë është bërë një parakalim i gabuar i makinës, shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›