E Shtunë, 31 Tetor 2026

çështje “Anelka” te Gana Muntari zihet me trajnerin

JOHANESBURG- Tashmë edhe Gana ka një çështje Anelka. Mesfushori i kësaj kombëtareje Sullej Muntari nuk e ka pritur mirë barazimin 1-1 me Serbinë dhe ka nisur të fyejë në dhomat e zhveshjes trajnerin Milovan Rajevac. Futbollisti i Interit rrezikoi të përjashtohet nga turneu, ndonëse ganezët janë treguar disi më të zotët për ta fshehur skandalin sesa kombëtarja franceze.

Pas ndeshjes, Muntari ka nisur të shajë trajnerin serb të Ganës, të përplasë dollapin dhe më pas ka patur edhe një konfrontim fizik me teknikun. Muntari është zënë edhe me lojtarët e rinj të skuadrës, që sipas tij nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mundur një Australi e cila luajti me 10 vetë për një orë. Skuadra më pas ka bërë të ditur se nuk do të zbresë në fushë në rast se Muntari nuk largohej.

Stafi teknik vendosi përjshtimin, por në këtë pikë ndërhyri Federata Ganeze, e cila e ftoi futbollistin të kërkonte dhe ashtu ndodhi. Ganezët megjithatë janë treguar të zotët për të mos e bërë aq të madhe çështjen, por Muntari tani është nën vëzhgim nga tekniku Rajevac, i cili është nga më të rreptët në këtë Botëror.

Mesfushori nuk iu përgjigj një thirrje për ndeshje miqësore në muajin nëntor 2009 dhe trajneri serb e la jashtë Kupës së Afrikës si dënim.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›