Shoqata e Bankave:Klientët, vështirësinë kthimin e kredive
TIRANE- Problemet financiare me të cilat përballen bizneset dhe qytetarët janë shoqëruar me moskthim të kredive të marra prej tyre. Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave rezulton se në fund të muajit prill të këtij viti, 11.7% e totalit të kredive të dhëna nuk janë kthyer.
Vetëm gjatë 4 mujave të parë të 2010-ës niveli i tyre është rritur me rreth 1%, ndërsa kundrejt fillimit të vitit 2009, periudhë kur kriza globale filloi të ndjehej fuqishëm në vendin tonë, sasia e kredive të pakthyera u rrit me 4 .9%.
Vështirësitë e bizneseve dhe qytetarëve në kthimin e kredive, ka qenë një ndër faktorët që bankat po tregohen të rezervuara në kreditimin e ekonomisë.
Që prej fundit të vitit 2008, sistemi bankar vendas po zbaton politika shtrënguese në kreditim duke i zgjedhur me kujdes klientët.
Bankat po kreditojnë sektorët me më pak risk, si tregtia dhe shërbimet dhe për periudha të shkurtëra kohe ndërkohë që po mbështesin më pak me financime individët.
(e.n/news24/BalkanWeb)