Legjenda e atletikësbotërore Sergey Bubkanë Tiranë
TIRANE- Ka mbërritur në Tiranë Sergei Bubka, 35 herë rekordmen i kërcimit me shkop dhe aktualisht zëvendës presidenti i Federatës Botërore të Atletikës dhe një nga drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kampioni ukrainas ka takuar drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, me synim lobimin për organizimin e kampionatit botëror të vrapimit malor në shtator 2011 në Shqipëri. Vizita e tij e parë ka qenë në Presidencë, ku ai është takuar me kreun e shtetit Bamir Topi.
I shoqëruar nga presidenti i Federatës së Atletikës Gjergji Rruli dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Stavri Bello. Presidenti Topi ka shprehur kënaqësinë për këtë takim të veçantë me një prej atletëve më të mëdhenj të botës, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Federatës Botërore të Atletikës për Shqipërinë, por sidomos për kampionatin botëror të Vrapimit Malor, që këtë herë do të zhvillohet në Shqipëri.
Ndërkohë, takimi i radhës për të ishte me kryeministrin Sali Berisha. Bubka e ka quajtur kampionatin botëror të vrapimit malor si një eveniment që do të promovojë turizmin në Shqipëri, ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare e quajti ukrainasin si një shembull frymëzimi për të rinjtë. Vizita tjetër e Sergei Bubkës ishte në zyrat e Komitetit Olimpik, ku sërish ka qenë i shoqëruar nga presidenti i federatës së atletikës Gjergji Rruli. Ai ka takuar anëtarët e kryesisë së këtij Komiteti dhe më pas ka falënderuar të gjithë krerët e shtetit për mikpritjen.
Ukrainasi Sergei Bubka është një prej sportistëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, një nga atletët që ka thyer më shumë rekorde në olimpiada dhe i pari që kaloi lartësinë 6 metra në kërcimin me shkop.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)