E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata refuzon prokurorin: Limaj, jo në burg

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj do të mbetet në arrest shtëpie. Kryetari i trupit gjykues në rastin Kleçka, ku kryetari i AAK-së, Limaj, është i akuzuari kryesor për krime lufte, e ka refuzuar kërkesën e prokurorit Maurizio Salustro për ti caktuar Fatmir Limajt masën e paraburgimit, duke ia hequr masën e mëparshme me arrest shtëpie. Sipas Salustros, Limaj ka shkelur urdhrin për arrest shtëpie, duke shkuar në Gjykatë me makinë private në seancën protokollare të mbajtur dje në mesditë. Më parë, mbrojta e Limajt ka kërkuar që prokurori të ishte dëshmitar në seancën e djeshme, pasi u konstatua se ditari i dëshmitarit kryesor ishte shkruar nga katër persona të ndryshëm. Prokurori ka refuzuar të dëshmojë, duke thënë se ai nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje i vetëm dëshmitarin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›