Slloveni, Parlamenti i jep “ok” qeverisë së Jansha

Parlamenti i Sllovenisë ka konfirmuar qeverinë e re, me në krye Janez Janshën. Me 50 vota pro nga 82 të mundshme Janez Janshën do të të drejtojë vendin me qeverinë e tij.Qeveria e re
ka 11 ministri, katër më pak se ekzekutivi i mëparshëm.
Duke folur para deputetëve, Jansha ka thënë se “në fillim të mandatit nuk është e mundur të paralajmërojë diçka spektakolare, përveç punës së madhe. Kabineti i ri është ekip që do të punojë për daljen nga kriza, me qëllim që Sllovenia të vihet në rrugën e zhvillimit normal, sepse ajo e meriton këtë shans”.
Janez Jansha ka udhëhequr qeverinë e qendrës së djathtë në Lubjanë edhe në periudhën 2004-2008.