Ambasada e Rusisë ironizon Berishën

Ambasada e Rusisë në Tiranë i është përgjigjur të premten ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë kishte deklaruar se kishte refuzuar një pagesë në formë ryshfeti nga kompania e njohur “Gazprom”, në kohën që ishte kryeministër, duke preferuar të nënshkruajë marrëveshjen me TAP-in. “U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se, 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga “Gazprom” për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: Sa kërkoi zoti Berisha që as “Gazprom” nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?” shkruan me ironi në postimin e saj Ambasada e Rusisë në Tiranë.