Gjykata rrezon Lesin
E marte 25 Shtator 2012 1655
NIKOLLE LESI Gjykata e Faktit ne Tirane rrezoi padine per demshperblim financiar bere nga ish botuesi i gazetes Koha Jone Nikolle Lesi aktualisht zv/minister ne qeverine Berisha.
Permes padise kerkohej demshperblim prej 74 milion lekesh pasi zoti Lesi shprehet i bindur se djegia e gazetes 15 vite me pare ishte kryer nga Sherbimi Informativ dhe policia qe sipas tij rrahen barbarisht edhe gazetarin Zamir Dule. Ju keni disa dite qe e keni marre vendimin per kete seance te sotme vendimtare per nje proces te sterzgjatur tash 15 vite kur u dogj redaksia e gazetes me te madhe te pavarur te asaj kohe Koha Jone ku une isha botues i saj. Une e di vendimin tuaj pasi ma keni sjelle me korrier te ndryshem prej pak ditesh duke patur frike per nje vendimmarrje te drejte e ligjore ku perplasen bota e medias se lire dhe bota e pushtetit te dhunshem e cila djeg dhe redaksi gazetash. E di vendimin tuaj pasi njeri prej anetareve te trupit gjykues ka kerkuar edhe favore personale te cilat nuk i jane realizuar nga ana ime. Une fill pas vendimit tuaj formal pasi vendimi eshte marre larg kesaj salle e kesaj gjykate te nderuar do ti drejtohem me nje leter kryetarit te keshillit te larte te drejtesise i cili eshte njekohesisht dhe President i Republikes ne lidhje me njerin prej jush per favoret personale qe ka kerkuar personalisht shprehet Lesi. Ish botuesi i cili e shiti gazeten kur u angazhua ne politike tha se Gjykata duhej te jepte vendim kurajoz per te nxitur cdo gazetar ne Shqiperi per te shkruar edhe me shume te vertetat e hidhura qe i djegin politikes se sotme.
Komente
Facebook