E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu-ish-të përndjekurve: Berisha iu mori dinjitetin

 Pasi interesimit për shëndetin e grevistëve, kreu i AK bisedoi me ta për situatën e vështirë në të cilën ndodhen dhe indiferencën çnjerëzore të partisë-shtet e cila presupozohet të jetë mbështetësja kryesore e kësaj shtrese të vuajtur të shoqërisë sonë.

 “Partia Demokratike nën drejtimin e shtetasit Sali Berisha, i cili në fakt duhet të ishte i pandehur, për 22 vjet ka mashtruar ish të burgosurit politik për kompensimin e tyre duke përbuzur integritetin dhe moralin e betejës së kësaj shtrese të shoqërisë. Enver Hoxha i dënoi ata, Sali Berisha i mashtroi”, deklaroi Spahiu. Më tej kreu i lëvizjes politike KuqeZi i shprehu mbështetjen maksimale ish të burgosurve që prej katër ditësh kanë nisur sakrificën për të disatën herë në kërkim të drejtave të mohuara. “Ju ishit kundërshtarët dhe disidentët e Enver Hoxhës, dhe jeni sërish ju disidentët e shtetasit Sali Berisha, i pari ju mori lirinë i dyti ju dhunoi dinjitetin, ata janë të dy të njëjtë në ideologji pasi dhe Berisha ka mision të tijin personal shkatërrimin e elitës së përndjekurve politik”, tha ai.

Në përfundim të vizitës pranë grevistëve me premtimin se Aleanca KuqeZi dhe mijëra mbështetësit e saj ndjehen të solidarizuar me grevistët dhe ditët e vështira të tyre Kreshnik Spahiu i garantoi në emër të kuqezinjve grevistët së nuk do të lejojë vetëflijimin e tyre por të mobilizojnë mbarë kombin shqiptar për të rrëzuar regjimin e Sali Berishës i cili është trashëgimtari i Katovicës. “Ne do të rrëzojmë regjimin e mafies bardh e blu dhe këtë do ta bëjmë me shqiptarët të cilat nuk e duan shtetasin Sali Berisha dhe sot janë më të mobilizuar se kurrë më parë për largimin e të keqes më të madhe të kombit shqiptar” përfundoi Spahiu. /Start/

                                                                                             2012-09-25 14:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›