Skema e re e KQZ-së, PD, PS, LSI propozojnë kandidaturat

Ndersa kane shkelur me 10 ditë afatin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së, dy partitë e mëdha përcaktojnë emrat që do ti propozojnë Kuvendit për ti pasur administrues të zgjedhjeve në këtë institucion.
Në këto kushte forca më e madhe e mazhorancës, ka zbardhur dy emrat që do të propozojë. Partia Demokratike ka vendosur të rikonfimojë në detyrën e anëtarit të KQZ-së, Vera Shjefnin dhe Hysen Osmanajn.
Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Albana Shtylla dhe Denar Biba janë zyrtarizuar si kandidatët që partia më e madhe opozitare do të dërgojë për miratim në Komisonin e ligjeve.
Denar Biba aktualisht punon pranë Gjykatës Kushtetuese si këshilltar ligjor, ndërsa Albana Shtylla është shefe e kabinetit te Avokatit te Popullit.
Nga ana tjetër,LSI ka vendosur ti drejtohet komisionit me dy propozime edhe pse ka të drejtën e një anëtari të vetëm në KQZ, Flutura Kona, ish-Avokate e Shtetit në vitin 2000 dhe Arben Shkëmbi, komisioner tek Avokati i Popullit.
Për të përmbyllur skemën e re të KQZ-së, mbetet propozimi i anëtarit nga PBDNJ-së, që sipas burimeve pranë kësaj partie do të kryhet ditën e mërkurë.
Kodi i ri zgjdhor përcaktoi zjedhjen e anëtarve të rinj të KQZ brenda 15 shtatorit, por afati u shkel me konsensus si nga PD e nga PS. Pas zgjedhjes se anëtareve brenda 10 ditësh do të zgjidhet kryetari i ri i KQZ-së, që do të zvëndesojë në këtë detyrë Arben Ristanin.