E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë

Qeveria gjermane ka rënë dakort që të zgjasë edhe për një vit praninë ushtarake në Kosovë, i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve DPA, burime qeveritare.

Gjithashtu raportohet se qeveria e kancelares Angela Merkel, ka rënë dakort, që të reduktoj trupat gjermane në përbërje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Pritet që propozimi i qeverisë do të miratohet në Parlamentin e këtij vendi me shumicë të konsiderueshme, në seancën që mbahet në qershor .

Aktualisht Gjermania ka afro 1100 ushtarë të vendosur në Kosovë, raporton DPA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›