Gjykata rrëzon kërkesën e Sajmir Tahirit, për largimin e gjyqtares Fatime Decolli
TIRANË- Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar sot kërkesën e deputetit socialist Sajmir Tahiri për të larguar nga trupi gjykues në cështjen ndaj nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetasit Agron Kulicaj, gjyqtaren Fatime Decolli. Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e saj, me pretekstin e konfliktit te interesit pasi ajo është bashkëshortja e ish-kandidatit të Partisë Demokratike për kreun e bashkisë në Berat.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata nën argumentimin se deputeti socialist e ka ditur që në fillim faktin që Fatime Decolli është gruaja e ish- kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Berat.
Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri për shpifje, pas akuzave te ngritura ndaj tij si të lidhur me kontrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar.
(el.me/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS: Gjyqtarja Fatime Decolli në shkelje të ligjit, mbron militantin e Berishës