E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandë, Meta: Duhet rritur shpejtësia e reformave për statusin

HOLLANDË- Në kuadër të një vizite dyditore në Mbretërinë e Vendeve të Ulta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, vijoi sot takimet politike në Hollandë. Meta u prit në parlament nga deputeti socialist Harry Van Bommel, të cilin e informoi rreth zhvillimeve të fundit pozitive në Shqipëri dhe mbi kontributin që Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të japë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit.

Meta vuri në dukje faktin se se pavarësisht problemeve të shkaktuara nga kriza e përgjithshme në vendet e BE-së, synimi kryesor i politikës shqiptare në këto momente është përmbushja e prioriteteve të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat. 

Nga ana e tij Van Bommel theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit, ndërkohë që vlerësoi se zgjerimi i BE i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›