E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maria De Filippi: Doja të bëhesha murgeshë

ITALI- Prezantuesja e famshme italiane, e njohur edhe në vendin tonë Maria De Filippi në një intervistë për Vanity Fair rrëfen sekretet e saj.

Ajo ka deklaruar se kur ishte e re donte të bëhej murgeshë, ndërsa shton se ka pasur një adoleshencë të trazuar, ku konsumonte edhe alkool.

Ajo rrëfeu më tej se tashmë nuk konsumon më alkool dhe se në lokal porosit vetëm kafe.

Ajo ka folur për jetën e saj më pas, dhe për marrëdhëniet që ka me televizionin, ku tregon: "Unë nuk e mohoj se më ka ardhur një ofertë nga Sky, por tani për tani nuk do ta shqyrtoj këtë ofertë, jam mire tek Mediaset ."
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›