E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rrezon kerkesen e shoqates se ambientalisteve per Namazgjane

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e ambientalistëve për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës shoqëruese shumë funksionale që po ndërtohen në kryqëzimin e rrugës “George Bush” dhe bulevardi “Zhan D’ark”.
Instituti I Çështjeve Kombëtare dhe shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm Eracional, pak ditë më parë janë drejtuar togave të zeza, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve pasi po dëmtohet një park public. Para Gjykatës ata dorëzuan disa foto ku tregonin punimet dhe dëmtimet e pemëve që ndodheshin në këtë truall.
Ndërkaq, si palë e tretë në process ishte Forumi Musliman I Shqipërisë që kërkuan nga gjykata rrëzimin e kërkesës së ambientalistëve dhe dënimin e tyre me gjobë, pasi për të njejtën kërkesë kanë vënë në lëvizje dy herë gjykatë.
Gjyqtai Asim Vokshi pasi dëgjoi palët në proces, vendosi të rrëzoj kërkesën e ambientalistëve si të pabazuar në prova dhe ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›