E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, furgoni përplas motorrin, plagoset rëndë 20-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 20-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në të dalë të qytetit bregdetar, vendin e quajtur “Kanali i Çukës” ku motorri me të cilin udhëtonte 20-vjeçari Renato Llomi është përplasur nga një furgon.

Për pasojë është plagosur 20 vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›