E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, vritet me armë zjarri 33-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në Shijak.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sallmone të Durrësit ku 33-vjeçari Gentian Koka është është gjetur i vdekur në një kanal nga banorët e zonës.
 

Menjëherë banorët kanë lajmëruar policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe pas kqyrjes së i ka bërë kufomës ka konstatuar plagë të marra nga një armë zjarri.
 

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së 33-vjeçarit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›