E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Liberalizim vizash edhe me Irlanden

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto premtoi dje liberalizimin e vizave te shqiptareve edhe me Irlanden fale nje plan-veprimi mes dy vendeve. Haxhinasto priti dje ambasadorin e Republikes se Irlandes ne Shqiperi rezident ne Athine z. Charles Sheehan. Ministri Haxhinasto vleresoi mbeshtetjen e Irlandes per integrimin evropian te Shqiperise dhe vendimin unanim te Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ne kete kontekst ministri Haxhinasto propozoi te filloje puna mes te dy vendeve per pergatitjen e nje plan-veprimi per liberalizimin e regjimit te vizave edhe me Irlanden duke qene se ky vend nuk ben pjese ne hapesiren Shengen. Ambasadori Sheehan beri nje paraqitje te shkurter te situates se veshtire ekonomike qe po kalon Irlanda dhe vleresoi se bashkepunimi dypalesh reflekton tani edhe perspektiven e zgjerimit te BE-se me vende si Shqiperia. Ministri Haxhinasto nenvizoi se pervec forcimit te dialogut politik permes shkembimit te vizitave dypaleshe duhet te forcohet edhe bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve duke sugjeruar organizimin sa me shpejt te Komisionit te Perbashket Ekonomik. Te dy bashkebiseduesit vleresuan edhe bashkepunimin ne kuader te organizatave nderkombetare vecanerisht ne kuader te OSBE-se ku Irlanda do te kete kryesine ne vitin 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›