E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Godina jone prone e mikut te Rames

Levizja Socialiste per Integrim iu kunderpergjigj dje akuzave te PS-se per godinen e blere ne qender te Bllokut duke i bere te qarte kryesocialistit Edi Rama se ndertesa ku ushtron aktivitetin e saj kjo parti eshte ne pronesi te nje miku te tij. Luan Rama deklaroi se pretendimet e PS-se jane akuza dhe shpifje ne vazhden e te njejtave qendrime hipokrite e te pabazuara ne fakte dhe spekulative qe amplifikon dhe distribuon lidershipi josocialist i Partise Socialiste. Sipas tij Ilir Meta ia ka bere te qarte Partise Socialiste edhe kur ka qene Kryeminister i Partise Socialiste edhe kur eshte akuzuar me pare dhe e ben edhe nje here te ditur ne vijimesi qendrimin e vet qe per cdo fakt per cdo dokument per cdo prove qe mund te kene te gjithe ata qe nxjerr si shperndares thashethemesh Edi Rama ti drejtohen organit te hetimit. Te drejtohen ne organet e zbatimit te ligjit ne institucionet e verifikimit te pasurive dhe vetem pasketaj te mund te kene guximin dhe kurajon te dalin te flasin para publikut e te permendin emrin e Ilir Metes. Per ta kuptuar ju se sa e pabaze se sa e pacipe eshte kjo mori akuzash me lejoni te shpjegoj qe godina qendrore e LSI-se eshte ne pronesi te nje miku te Edi Rames - theksoi z. Luan Rama. Eumlshte ne pronesi te qytetarit Muharrem Berisha - tha ai - kampion i njohur ish-sportist i njohur i Dinamos ne kohen kur edhe Edi Rama vishte bluzen e Dinamos. Dhe nese Edi Rama - shtoi ai - ka ndonje merak per vertetesine apo per gjithcka lidhet me pronesine e kesaj godine ti drejtohet mikut te tij dhe te marre informacionin e nevojshem me perpara se te nxjerre ne ekran per te keqperdorur apo per te abuzuar individe pa integritet moral politik dhe qytetar. LSI me qytetarin Muharrem Berisha qe eshte nje veprimtar i LSI-se ka marredhenie kontraktuale bazuar ne legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Shqiperise dhe e gjithe kjo marredhenie eshte ne syte e publikut ne syte e institucioneve dhe per te cilen Edi Rama ka dijeni te plote te detajuar dhe te sakte. Por e thashe dhe po e perseris edhe nje here Edi Rama per arsye qe lidhen me ambiguitetin e tij vazhdon te keqperdore dhe te abuzoje me shperndares te paturpe thashethemesh qe jane tashme te njohur si individe pa personalitet pa dinjitet dhe pa kredibilitet moral politik dhe qytetar - nenvizoi Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›