Gjykata rrëzon kreun e qarkut Fier, Ndreko
Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka rrëzuar kreun e Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreko. Vendimi i marrë me 29 shtator shpreh se duhet të pezullohen vendimet administrative numër 3, 4 dhe 5 të marrë me 21 shtator për konstituimin e Këshillit të Qarkut Fier.
Vendimi përcakton se zgjedhja e Ndrekos si kreu i këshillit të qarkut dhe zgjedhje e nënkryetarit dhe sekretarit nuk është i rregullt dhe ligjërisht nuk njihet.
Lidhur më këtë vendim të gjyqtares së Fierit, Rilinda Selimi, lejohet ankimimi i veçantë në gjykatën e Apelit Vlorë brënda pesë ditëve duke filluar nga dita e komunikimit të vendimit.
Vetë Ndreko ka reaguar duke thënë se procedura e zgjedhjes së tij në krye të qarkut është në përputhje me ligjet. Ai ka shtuar se vendimi është i padrejtë por për këtë do flasë me fakte, të cilat do ti paraqesë në gjykatën e Apelit Vlorë.
K. TH