PDIU: Probleme me censusin në të gjithë vendin

Sipas kësaj partie, plotësimi i formularit të censusit me laps, mosparaqitja e regjistruesve në zonat e tyre dhe probleme të tjera teknike që janë pasqyruar në media rrezikojnë zhvillimin e këtij procesi.
“Strukturat e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në rrethe kanë vërejtur se disa regjistrues nuk e kanë kuptuar dhe nuk e kanë sqaruar ligjin për regjistrimin gjatë procesit. Në rastin e pyetjes mbi kombësinë, disa regjistrues të pa trajnuar siç duhet, u kanë thënë të pyeturve se deklarimi është i lirë pavarësisht të dhënave që kanë në certifikatat personale”, theksoi Florian Tahiri, përfaqësues i Klubit të Patriotëve të Rinj. PDIU i bën thirrje INSTAT-it që të marrë masa për të gjithë regjistruesit, të cilët nuk e kanë kuptuar frymën e ligjit.
“Të gjithë regjistruesit, qytetarët dhe pjesëmarrës të procesit që do të abuzojnë me këtë proces, jashtë frymës së ligjit dhe sidomos të amendamenteve të propozuara nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të hasen me pasoja ligjore. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të japin të dhëna të sakta, ashtu sikurse janë në regjistrat shtetërorë. Amendamentet e PDIU, që janë pjesë e ligjit, janë e vetmja garanci për objektivizmin e këtij procesi dhe ne do të jemi garant për to”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2011-10-05 13:30