E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve, takim me Ramën: 10 pikat e PS, rrugë e mirë për dialog

Ambasadori i BE-së Sekui, i OSBE-së Volfarthi dhe i SHBA-së Arvizu

Ka përfunduar takimi i trojkës së ambasadorëve me liderin e opozitës i mbajtur në selinë e Partisë Socialiste. Në përfundim të takimit, tre ambasadorët, ai i OSBE-së Egule Volfarth, i BE-së Etore Sekui dhe ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për mediat.

Ambasadori i OSBE-së Eugen Volfarth është shprehur se 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste për taktin e integrimit janë një pikënisje e mirë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ne mbështesim palët për një dialog në ndihmë të integrimit. 10 pika janë një rrugë e mirë për dialog, tha kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Volfarht shtoi se propozimet për dialog duhen marrë parasysh nga palët e interesuar, duke etiketuar kështu PD, e cila ende zyrtarisht nuk ka një përgjigje për propozimet e PS-së.

Ambasadorët e BE-së Etore Sekui dhe ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu janë shprehur se kanë diskutuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri ndërsa prononcimi i tyre në fund të takimit ishte fare i shkurtër.

10 pikat e propozuara nga Rama si rrugë për bashkëpunim me mazhorancën nuk kanë marrë ende një përgjigje nga PD. Kreu i saj Sali Berisha nuk ka folur asnjëherë publikisht lidhur me këto pika por tërthorazi, ai i ka refuzuar ato duke thënë se propozimi është manovër për bllokim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›