100 vjet më parë, 100 vjet më pas!

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha u përqendrua vetëm në këtë temë duke mos dhënë komente të tjera rreth situatës politike.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga disa ministri masa konkrete për shtrirjen e internetit në të gjithë vendin. “Është e domosdoshme të rishqyrtoni të gjitha projektet në përputhje me buxhetin e shtetit. Përparësi në buxhetin e vitit të ardhshëm kanë projektet e moshës dixhitale... pasi vetëm dixhitalizimi mund të ofrojë shërbimet më të shpejta dhe më transparente", tha Berisha.
“Do bëjmë gjithçka që tregu i 3G të bëhet sa më kompetitiv”, shtoi ai duke nënvizuar se po përflitet i gjithë kuadri ligjor për këtë teknologji. Kreu i qeverisë shtoi se do të zbatohen në mbarë vendin 125 projekte për këtë qëllim. “Do bëjmë gjithçka do zhdukim çdo barrierë në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për çdo qytetar”, tha kryeministri.
Në këtë kontekst, Berisha u ka kërkuar edhe punonjësve të administratës të mësojnë kompjuterin dhe të kenë certifikata për përdorimin e programeve. “Tu organizojmë kurse në te gjitha zyrat e shtetit, për diçka që ata mund ta mësojnë. Pavarësisht moshës, çdokush duhet të përdorë me shkathëtësi të plotë kompjuterin. Duhet të jetë një detyrim”, vijoi Berisha. “Qeveria ofron falas në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare, në të cilat në një hark kohor gjashtë mujor, kanë lundruar në internet, duke përdorur shërbimet e tij, 2.1 milionë shqiptarë”, tha kryeministri. /S.Ll/Start/
2011-10-05 12:10