E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marnhac: Së shpejti hetimet për akuzat e Martit

Në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, shefi i EULEX-it, bëri të ditur se është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa theksoi se kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën.

"Mendoj se është në interes të gjithë rajonit, që këto hetime të dalin me përfundime të qarta. EULEX po punon për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj", theksoi De Marnhac. Gjithashtu, ai dënoi edhe shpërthimin e sotëm në Mitrovicë ndërsa theksoi se dhuna nuk është opsion i zgjedhjeve të problemeve por vetëm dialogu duke nënvizuar se "përgjegjësit do të përballen me drejtësinë".

 Ndërsa, zv.kryeministri Haxhinaso ritheksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare, për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dik Martit.Duke veçuar kontributin e EULEX në Kosovë, Haxhinasto deklaroi se "qeveria shqiptare dhe institucionet e saj, janë të hapura dhe mbështetëse të një investigimi të plotë që të jetë konkluziv".  Kreydiplomati shqiptar shtoi se "hetimi do të provojnë fallsitetin e pretendimeve dhe që ky kapitull të mbyllet një herë e përgjithmonë"./Start/

                                                                                             2011-10-05 13:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›