Gjykata rrëzon padinë ndaj Florenc Hoxhës

Për herë të dytë prokuroria ka dështuar për të pezulluar nga detyra dhe për të nisur hetimin për drejtorin e policisë bashkiake Florenc Hoxha.
Në kërkesën e dytë drejtuar gjykatës, kjo e fundit e ka rrëzuar me pretendimin si të pa bazuar në ligj dhe pa prova të mjaftueshme duke mos cënuar vazhdimin e detyrës në krye të policisë së bashkisë së Tiranës të Florenc Hoxhës.
Kërkesa e dytë e organit të akuzës kishet ardhur nga kallëzimi i bërë nga 7 pronarë që u ishin prishur objektet të cilët pretendonin se i kishin me leje.
Menjëherë pas daljes nga gjykata Hoxha ka deklaruar se ka trimufuar edhe një herë drejtësia. Edhe avokati i tij Plator Bylykbashki shpjegoi se kërkesa e prokurorisë nuk kishte prova për pezulluar drejtorin e policisë bashkiake.
Ndërsa në kërkesën e para që rrëzoi gjykata, kallëzimi për Hoxhën ka qenë nga dy punonjëse të bashkisë së kryeqytetit të cilat e akuzonin për dhunë dhe fyerje. Kështu për të dytën herë rradhazi kërkesa për perzullimin e drejtorit të policisë bashkake është rrëzuar.