E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banda e Durrësit”, prokuroria jep më 7 tetor konkluzionet

Pas seancave martonë të gjyqit të Bandës së Durrësit, më në fund gjykata ka vendosur që në datën 7 tetor prokuroria të jap konkluzionet përfundimtare dhe dënimin për të arrestuarit me të cilësuarin si drejtues të bandës Lulzim Berishën.

Në seancën e zhvilluar ditën e enjte në gjykatën për krimet e rënda në ngarkim të të pandehurëve Lulëzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Dokle, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Begu, Ahmet Ajeti dhe Osman Karpozi kanë qenë të pranishëm nje pjese avokatëve mbrojtës të të pandehurëve.

Mbrojtësit kanë kërkuar nisjen nga e para të seancave gjyqësore pasi prokuroria ka ndryshuar akuzat. Sipas tyre duke qenë se senacat janë zhvilluar për akuza të tjera ndryshimi i tyre duhet të sjellë edhe rifillimin nga e para të gjyqit, kërkesë e cila është rrëzuar nga gjykata.

Ndërkohë që gjykata ka pranuar një pjesë të provave të mbrojtjes dhe një pjese e tyre u rrëzuan, pasi gjykata për këto prova është shprehur me vendim të ndërmjetëm në seancat e mëparshme gjyqësore.Pasi mbaruan provat shkresore të palëve gjykata kaloj në fazën e konkluzioneve të palëve dhe seanca gjyqësore në të cilën prokuroria do të japë pretencën dhe dënimn për secilin anëtar të bandës së Durrësit me në krye Lulzim berishën do të jetë data 7 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›