“Bien” trarët e doganave me Greqinë

Situata problematike e krijuar për shkak të grevës së doganierëve grekë po shkon drejt normalizimit.
Policia e Gjirokastrës konfirmoi sot se situata në pikat doganore në këtë rajon është e qetë dhe tashmë automjetet me udhëtarë po lëvizin normalisht në drejtim të shtetit helen.
Greva e doganiereve grekë ka paralizuar për dy ditë lëvizjen e automjeteve në pikat kufitare të Tri Urave në Përmet, të Qafë-Botës në Sarandë dhe Sopikut e Kakavijës në Gjirokastër.
Policia bëri të ditur gjithashtu se gjatë dy ditëve ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve që kalojnë kufirin, ndërsa janë penguar kalimet e maunave të shoqërive të ndryshme tregtare. /Start/
2011-09-29 10:56