E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, helmohen në dasëm, 30 persona shtrohen në spital

Janë nisur për të celebruar martesën e të afërmëve të tyre, por kanë përfunduar në spital. 30 persona nga Berati kanë marrë serume në spital, pasi kanë konsumuar ushqim në një dasëm të organizuar në Divjakë të Lushnjes.

Sipas mjekëve në spitalin rajonal të Beratit tek pacientët janë paraqitur me shenja intoksikimi. Fillimisht ata mësohet se janë mjekur në kushtet e shtëpisë, por pasi kanë parë që gjendja e tyre shëndetsore ka ardhur duke u rënduar kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në spital.
 

Pacientët dyshohet se kanë përfunduar në spital si pasojë e konsumimit të ushqimit të papërshtatshëm në dasëm. Gjendja e pacientëve sipas mjekëve është e mirë, ndërkohë që situata e tyre është nën kontroll.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›