E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League Mario Gece i Dortmundit humbet finalen

Borusia Dortmund duhet të bëjë pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm, ndërsa finalja e “Uembli” humb një nga protagonistët e këtij edicioni në Ligën e Kampioneve. Mario Gëce nuk do të luajë më 25 maj aktin e fundit të trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube kundër Bayern Munich. Sulmuesi, i cili vuan një tërheqje muskulare nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Të kota edhe përpjekjet e stafit mjeksor, ndërsa mungesa e numrit 10-të të Dortmundit është një humbje e madhe për trajnerin Jurgen Klop, që nuk ka në dispozicion shumë alternativa sa kolegu i tij tek Bajerni. 

Ndërkohë, dëmtimi që do ta lerë jashtë finales së “Uembli” nuk lehtëson aspak situatën e vetë Mario Gëce. Një paraqitje e mirë në ndeshjen e 25 majit do të zbuste raportin me tifozët e Borussia Dortmund, që nuk e kanë pritur mirë vendimin e futbollistit për t’u transferuar te rivalët e përjetshëm të Bayern Munich. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›